Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit për të cilën fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta. Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me tëcilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
2 janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar.
“Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim”, njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.