Aktorja Judith Godreche ka bërë thirrje të premten mbrëma në teatrin Olypmia për një lutje dhe mendim për dhunën me bazë seksiste në kinemanë franceze. Regjisorja e “Anatomisë së rënies” është femra e dytë që merr këtë çmim në historinë e ceremonisë.
Filmi “Anatomia e rënies” nga Justine Triet ishte fitimtari i madh i ceremonisë së 49 të çmimeve Çezar, që u mbajt në teatrin Olympia darkën e të premtes së 23 shkurtit. Regjisorja u bë gruaja e dytë laureate e çmimit për regjinë më të mirë, pas Tonie Marshall në 2000. Ky film me metrazh të gjatë ka marrë gjithashtu çmimin për filmin më të mirë, aktoren më të mirë (Sandra Huller), aktorin më të mirë në rol dytësor (Swann Arlaud), skenarit më të mirë original dhe montazhin më të mirë.
“Do të doja t’ia dedikoja këtë çmim Çezar të gjitha grave, ato që ndjehen të burgosura nga zgjedhjet e tyre, nga vetmia e tyre, ato që ekzistojnë shumë dhe ato që ekzistojnë pak, ato që janë të suksesshme dhe ato që nuk janë, dhe në fund ato që janë të bekuara dhe mund të flasin, dhe ato që nuk ja mbërrijnë dot”- foli regjisorja kur mori çmimin për filmin më të mirë, duke shprehur një mesazh për barazinë e grave dhe burrave dhe kundër dhunës seksiste, seksuale që ka njollosur disa herë ceremoninë.
Pas “Anatomisës së rënies”, “Sundimi i kafshëve” me regji të Thomas Cailley, ka marrë pesë çmime. Arie Worthalter është laureate i Çezarit për aktorin më të mirë për rolin e tij në “Procesin Goldman”- është i vetmi çmim për këtë film me metrazh të gjatë. Çezari për filmin më të mirë të huaj ju dha “Thjeshtë si Silvana” me regji të Monia Chokri. “Kërkoj ndjesë Z.Nolan” preku regjisorin që mori një Çezar nderi. Agnez Jaoui gjithashtu mori një Çezar nderi. A.K./TemA
Filmi më i mirë: Anatomia e rënies nga Justine Triet
Regjia më e mirë: Anatomia e rënies nga Justine Triet
Aktorja më e mirë: Sandra Huller, në Anatomia e rënies
Aktori më i mirë: Arieh Worthalter në Procesi Goldman
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Adele Exarchopoulos në Do i shoh gjithmonë fytyrat tuaja
Aktori më i mirë në rol dytësor: Swann Arlaud në Anatomia e rënies
Zbulimi më i mirë femëror: Ella Rumpf në Teorema e Margaritës
Zbulimi më i mirë mashkullor: Raphael Quenard në Qen i thyerjes
Filmi më i mirë i huaj: E thjeshtë si Silvana nga Monia Chokri
Filmi i parë më i mirë: Qen i thyerjes nga Jean-Baptiste Durand
Filmi më i mirë i animuar: Linda do pulën! Nga Chiara Malta dhe Sebastien Laudenbach
Filmi më i mirë dokumentar: Vajzat e Olfa nga Kaouther Ben Hania
Skenari më i mirë origjinal: Justine Triet dhe Arthur Harari për Anatomia e rënies
Adaptimi më i mirë: Dashuria dhe pyjet nga Valerie Donzelli dhe Audrey Diwan
Muzika më e mirë origjinale: Andrea Laszlo De Simone për Mbretëria e kafshëve
Montazhi më i mirë: Laurent Senechal për Anatomia e rënies
Kostumet më të mira: Ariane Daurat për Mbretëria e kafshëve
Dekori më i mirë: Stephane Taillasson për Tre Musketjerët, pjesa një dhe dy
Efektet më të mira vizuale: Cyrille Bonjean, Bruno Sommier dhe Jean Louis Autret për Mbretëria e kafshëve.
Filmi më i mirë animacion me metrazh të shkurtër: Verë ’96 nga Mathilde Bedouet
Filmi më i mirë dokumentar me metrazh të shkurtër: Gala Hernandez Lopez për Mekanika e Lëngjeve
Filmi më i mirë fiksion me metrazh të shkurtër: Vëmendje nga Alice Douard