Ballina Sport Spalletti: Dua të fitoj Evropianin, lojtarëve u ndalohet … Playstation

Spalletti: Dua të fitoj Evropianin, lojtarëve u ndalohet … Playstation

59
0

Luciano Spalletti ka ide të qarta se cili do të jetë objektivi i Italisë në Kampionatin Evropian: të fitojë. Pak muaj larg fillimit të turneut kontinental që i sheh italianët si kampionë në fuqi, trajneri që mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Mancinit gjithashtu lëshon një paralajmërim për lojtarët e tij.

“Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë, nuk jam i kënaqur me asgjë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas të fitoj Kupën e Botës. Mund të ndodhë që të eliminohemi menjëherë, por fjalimet që i bëj ekipit janë ato që presin të gjithë nga italianët: ne shkojmë në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë.

Historia jonë e kërkon këtë. Për ta arritur këtë, unë kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mire. Nuk kam kohë për t’i stërvitur: kanë nevojë për diçka që futet brenda tyre dhe ndez një zjarr dhe tu japë besimin se mund ta bëjnë këtë”, ka deklaruar trajneri i kombëtares italiane.

“Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spalletti leh dhe më pas nuk ka dhëmbë të kafshojë, por ata e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen sqaruar. Që tani e tutje duhet të lënë Playstations në shtëpi.  Do t’iu shpik unë ndonjë lojë te vogël për të kaluar natën”, ka thënë mes të tjerash  Luciano Spalletti.