Në lidhje me ngjarjen, policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, azilkërkues nga Afganistani.
“Gratë u gjetën me prerje dhe plagë me thikë”, tha zëdhënësi i policisë, Philip Hasslinger.
27-vjeçari u arrestua në afërsi të shtëpisë publike, teksa mbante një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në krim.
Policia brenda shtëpisë publike gjeti edhe një grua të katërt, e cila po merret në pyetje si dëshmitare e ngjarjes, ndërsa mbetet ende i paqartë identiteti i viktimave.
Shtëpia publike ndodhet në lagjen 20 të Vjenës, një nga më të varfrat në qytet.
Kujtojmë që në Austri, shtëpitë publike janë të ligjshme