Ballina Politika Berisha nga ballkoni thirrje fermerëve: Dilni në rrugë me të gjitha mjetet...

Berisha nga ballkoni thirrje fermerëve: Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja

76
0

Në fjalimin e tij të përditshëm përpara mbështetësve, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të dalin në rrugë me mjetet e tyre. Ai u ka garantuar atyre se të gjithë demokratët do i mbështesin por edhe mbarë shqiptarët. Ai u ka thënë fermerëve se në këtë mënyrë do të dalin fitimatarë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Së fundi, një mesazh për fermerët e Shqipërisë, por edhe për të gjithë qytetarët. Të mbështesim fermerët. U bëj thirrje fermerëve dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja, sepse në shekuj përveç hiperkolektivizmit nuk keni patur një armik të egër si regjimin e Edi Ramës.

Dilni në rrugë me të gjitha mjetet tuaja dhe ju garantoj se demokratët, mbarë shqiptarët do të mbështesin kauzën tuaj të drejtë dhe ju do të fitoni. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Fitore, fitore, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Rroftë flamuri i Partisë Demokratike, flamuri i fitores. Faleminderit shumë.”, tha Berisha nga dritarja e banesës së tij.