Ballina Kosovë Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 13 persona të lënduar në...

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 13 persona të lënduar në Mitrovicë

121
0

Një shpërthim ka ndodhur në ambientet e një banese në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasditen e kësaj të shtune.

Mediat kosovare bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 13 persona.

Sipas deklaratave paraprake nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombël gazi.

Zëdhënësi i policisë bëri me dije se të lënduarit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu