Ballina Kronika Rrahu gruan dhe vajzën, e pëson keq 53-vjeçari

Rrahu gruan dhe vajzën, e pëson keq 53-vjeçari

58
0

Sërish shtohen rastet e dhunës në Shqipëri. Mësohet se një 53-vjeçar në Shkodër ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka rrahur gruan dhe të bijën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.