Ballina Politika Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë! Rama: Plani i Rritjes, një mbështetje e...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë! Rama: Plani i Rritjes, një mbështetje e re për vendet e rajonit

85
0

Tirana do të mirëpresë një tjetër samit të rëndësishëm, atë të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor për planin e ri të rritjes.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet, thotë se samiti do të ofrojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

“Mirëmëngjes dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Facebook.