Ballina Europë Kremlini shton flotën në Detin e Zi, Kievi: Kemi vrarë 370 mijë...

Kremlini shton flotën në Detin e Zi, Kievi: Kemi vrarë 370 mijë rusë

83
0

Ndonëse lufta ka hyrë në ditën e 689 të saj, Rusia ka vijuar sulmet intensive ndaj objektivave të ndryshëm në Ukrainë, duke përdorur dhe përdorur raketa hipersonike Kinzhal.

Nga raportimet e fundit nga ushtria ukrainase, mësohet se Rusia ka shtuar edhe më shumë flotën e saj të pranishme në Detin e Zi.

Forcat e Mbrojtjes Jugore të Ukrainës bëjnë me dije se tashmë në zonë ndodhen 13 anije luftimi ruse, të cilat janë të pajisura me raketa lundrimi të tipit Kalibr, çka ngre dyshime për organizimin e një sulmi të ri nga deti.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Kievit deklaron se që nga nisja e luftës, në Ukrainë janë vrarë më shumë se 370 mijë ushtarë rusë.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme nga Moska, ushtria tregon se janë rrëzuar gjithashtu 329 avionë luftarakë, 324 helikopterë dhe 6861 dronë. Forcat e Kievit pretendojnë gjithashtu se kanë shkatërruar 6,075 tanke ruse, 8,747 sisteme artilerie, si dhe 23 luftanije dhe varka, një nëndetëse dhe 1,814 raketa lundrimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu