Ballina Sport Paul Pogba mbyll karrierën, pezullohet për 4 vite nga futbolli

Paul Pogba mbyll karrierën, pezullohet për 4 vite nga futbolli

87
0

Paul Pogba, mesfushori francez i Juventusit është dënuar me 4 vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv pasi rezultoi pozitiv me doping. Kërkesa e Prokurorisë Antidoping u pranua pasi futbollisti rezultoi pozitiv për testosteron pas ndeshjes Udinese – Juventus më 20 gusht 2023. Ndeshje në të cilën mesfushori nuk mori minuta, duke qëndruar në stol deri në fërshëllimën e fundit.

Gati 31 vjeç (do të mbushë më 15 mars), karriera e francezit duket e destinuar të përfundojë këtu. Prokuroria nuk e besoi versionin e mbrojtjes për marrjen aksidentale të substancës. Pika kyçe për avokatët e Pogba, të cilët kishin refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.