Në prangat e policisë së Fierit ka rënë shoferi që shkaktoi aksidentin në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, e për pasojë ka mbetur i plagosur një 83-vjeçar, i cili gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ku automjeti me drejtues shtetasin A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. K., 83 vjeç, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin”, njofton policia.