Ballina Aktualitet Sterilizimi/ Pas 20 minutash, Beqaj del nga SPAK dhe zbulon lëvizjen e...

Sterilizimi/ Pas 20 minutash, Beqaj del nga SPAK dhe zbulon lëvizjen e radhës ndaj drejtësisë

176
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sapo ka dalë nga ambjentet e SPAK pas 20 minuta pyetje hetime, është ndaluar të flasë për gazetarët, teksa shprehet se ka kërkuar të njihet me përmbajtjen e dosjes që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Sipas tij, thuhet se kërkesa është pranuar, por SPAK po zvarrit punës pasi ka 2-3 muaj që nxjerr pengesa artificiale.

Ai shton se avokatët e tij i janë drejtuar prokurorit, Erjon Bani dhe shpreson që të veprohet shpejt.

“Që në dhjetor pas seansës së parë, kemi kërkuar që të njihemi me përmbajtjen e dosjes e cila është voluminoze, kërkesë kjo që na është pranuar. Por edhe pse ka më shumë se dy muaj SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të penguar dosjen.

Avokatët i janë drejtuar me një kërkesë prokurorit, Erjon Bani dhe do të doja që ai të vepronte me shpejtësi” tha Beqaj.