Libri “Kohë dashurish të harruara” të Ardian Cerga, përshkruan pesë vitet e aktorit dhe autorit në Berat, ku e dërgoi regjimi komunist, që nga viti 1980 deri në kohën kur ndërroi jetë diktatori Enver Hoxha.
Në një diskutim për këtë çështje në studion e “Shqipëria live”, autori shpjegoi arsyen se përse nuk ka përmendur emrat e Mitrush Kutelit dhe Gëzim Kames. Sipas tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët e këshilluan të mos i publikonte emrat e personave që e denoncuan te Sekretari i Parë.
Por, Demalia mendon të kundërtën. Sipas tij, emrat duhen bërë publikë, pasi bënë denoncimin te Komitetin e Partisë tek sekretari i parë.
Ishte shumë e vështirë të dilje jashtë kornizave. Duhet të jetoje brenda korniza. Filozofia e të menduarit dhe jetuarit, ti do të jetosh rininë tënde, pasionet, dashurinë, por nuk të lejohej.
“Kjo lloj rinie që ishte jashtë normave të regjimit, ishte një minorancë, prandaj urreheshin kaq shumë. Ne e dinim të gjithë, edhe Nani e di. Ky është libër kronik me vlerë që tregon dy të rinj, por hapet në të gjithë atë që ne kemi jetuar në rini. Në provinca, syri i partisë ishte më i hapur. Kjo është ajo që më shqetëson, jo kush kanë qenë ata 2. Por, pse Nani shkruan kështu sot, sepse kanë menduar ndryshe në atë kohë”.
Ndërsa Çim Daja, që po ashtu u denoncua dhe regjimi e dërgoi në Berat, kujton momentin kur u akuzuan se “degjeneronim Teatrin e Beratit”.
“Shpërthimi i Nanit ishte kthyer në rrethanë, po t’i referohemi fotos së parë me mikrofon në dorë të Nanit, ai këndon live në një ambient që kishte 50 vetë, Elvis Preslin. Në ’74, ishin dënuar të gjithë. Në ’77, Nanin e morën në një film, erdhi me vonesë, më tha që ka vdekur Presli. Kur shkuam në Berat, ai është në vijueshmëri kundër, por jo duke e bërtitur. Faza që iu tha ishte: këta të dy po degjenerojnë teatrin e Beratit. Në gazetari, mun të ishin ato dy emrat, por në letërsi, është si ajo puna e rrotës, me të cilën do të kapeshin të gjithë.
Më kujtohet se kur morëm disa lekë nga shtëpia se nuk donim të iknim në Berat, i thashë që do arratisem. Mua më çuan më larg se Nanin, duhet të shkoja në kufi me Gramshin. Me atio lekë, ndenjëm një 10 ditë te Hotel Turizëm, por pastaj shkuam te ajo dhoma e vogël. Edhe që të hyje mes dy krevateve, duhet të hyje anësh, jo në profil”.