Ballina Aktualitet Shpërthimi në Lushnjë, reagon Meta: I pikëlluar, i uroj shërim të shpejtë...

Shpërthimi në Lushnjë, reagon Meta: I pikëlluar, i uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit Çela

102
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të premte në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kapanonin në pronësi të deputetit socialist, Bujar Çela, mbetën të plagosur 8 persona mes tyre dhe vetë deputeti, ndërsa një tjetër person humbi jetën.

Përmes një postimi në “ Facebook”, Meta i pikëlluar nga kjo ngjarje e rëndë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Landi Verçani, i cili humbi jetën, si dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarëve dhe deputetit Bujar Çela.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen që humbi njeriun e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Meta.