Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mbajti takim me ministrin e Arsimit të Lartë të Malajzisë, Zambry Bin Abdul Kadir në Turqi.
Ajo tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe digjitalizimit, ishin temat kryesore të diskutimit mes të dyja palëve.
“Thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe digjitalizimit, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin që pata me Ministrin e Arsimit të Lartë të Malajzisë, z. Zambry Bin Abdul Kadir”, shkroi Gërvalla në Facebook.
Më tutje, Gërvalla bëri me dije se njoftoi ministrin malajzez rreth progresit të arritur dhe potencialin e madh në fushën e arsimit, avancimin e të rinjve në fushat e IT-së, inovacionit dhe teknologjisë, zhvillim ekonomik si dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Gjatë këtij takimi të mbajtur në margjinat e “Antalya Diplomacy Forum”, e njoftova ministrin nga Malajzia rreth progresit të arritur dhe potencialin e madh në fushën e arsimit, avancimin e të rinjve në fushat e IT-së, inovacionit dhe teknologjisë, zhvillim ekonomik si dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”.