Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka treguar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira.
Ai ka zbuluar se presidentit Zelensky i tërhoqi vëmendje mikëpritja shqiptare dhe se u kthye në Ukrainë nga kjo vizitë që zhvilloi në vendin tonë tepër i kënaqur.
Gjithashtu Shukrov theksoi se kryesia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB ka qenë shumë e suksesshme nëse merret në konsideratë konteksti se ku ndodhet Ukraina.
Në kuadër të vizitës ka qenë edhe takimi dy palësh dhe është nënshkruar edhe një traktat shumë i rëndësishëm për miqësinë dhe bashkëpunimin mes vendeve.
Kryesia e Shqipërisë në KS e OKB ka qenë shumë e suksesshme, nëse flasim për kontekstin ku ndodhet tani Ukraina. Në këtë mënyrë Shqipëria tregoi partneritetin dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe popullit që po i reziston agresionit rus.
Përgjatë kësaj periudhe Shqipëria ka qenë bashkautore e shumicës së rezolutave që kanë të bëjnë me Ukrainën”, u shpreh Shkurov në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24.