Ballina Aktualitet Përkujtohen 3 punonjësit e Policisë të rënë 25 vite më parë në...

Përkujtohen 3 punonjësit e Policisë të rënë 25 vite më parë në detyrë, Balla: Në nderim të Dëshmorëve, të kemi figurë sa më të pastër

84
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla apeloi të gjithë punonjësit e Policisë, që në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, të punojnë e përkushtohen në detyrë për të ruajtur një figurë sa më të pastër.

Në ceremoninë e përkujtimit të 3 Dëshmorëve, u rivarrosën në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Berat, eshtrat e të ndjerit Lumën Hasanbelli. 25 vite më parë, ai ra gjatë kryerjes së detyrës në një postbllok policie, duke u përplasur me armë me një bandë kriminale së bashku me kolegët Rushan Toska e Baftjar Grëmshi.