Ballina Politika Rithemelimi kaos në Kuvend, Nikolla mbyll seancën 7 minuta pas fillimit të...

Rithemelimi kaos në Kuvend, Nikolla mbyll seancën 7 minuta pas fillimit të saj

90
0

Edhe seanca e sotme parlamentare nuk është zhvilluar normalisht. Deputetët e opozitës së Rithemelimit ndoqën të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve.

Seanca plenare është mbyllur vetëm 7 minuta pas fillimit të saj për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët “Berishist”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua kolegeve te opozites se “qytetarët duan të degjojnë shqetesimet e tyre dhe jo bilbilët tuaj”.

Deputetët e opozitës së Rithemelimit prej tetorit të vitit të kaluar kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ka bërë që punimet e Kuvendit të mos zhvillohen normalisht.

Kujtojmë që opozita ka  çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore.