Ballina Sport Kupa e Shqipërisë/ Egnatia në gjysmëfinale, mposht 3-1 Laçin! Partizani pret Kukësin

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia në gjysmëfinale, mposht 3-1 Laçin! Partizani pret Kukësin

62
0

Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale me ndeshjet e kthimit. Këtë të martë gjithçka nisi në Rrogozhinë, aty ku vendasit e Egnatias fituan 3-1 me Laçin dhe marrin të parët një biletë për në fazën gjysmëfinale.

Të besuarit e Edlir Tetovës e kishin fituar edhe ndeshjen e parë 0-1 në Laç dhe me avantazhin në xhep ishin më të qetë në fushë. Montenegro me dopietë në minutat 20-të dhe 49-të, si edhe Albano Aleksi nga penalltia shënuan për Egnatian, teksa goli i Olsi Myrtës shërbeu sa për statistika, teksa kurbinasit humbën edhe një penallti me Kryeziun në fund. Debutim me humbje për Armando Cungun në rikthimin e tij në Laç, me shkodranin që ka për detyrë të shpëtojë ekipin nga rënia një kategori më poshtë.

Po sot, Partizani luan me Kukësin në “Arenën e Demave”, me ndeshjen e parë që është fituar 1-0 nga të kuqtë. Nesër luhen dy ndeshjet e radhës.