Ballina Sport Kukësi bën surprizën e madhe, Partizani eliminohet nga Kupa

Kukësi bën surprizën e madhe, Partizani eliminohet nga Kupa

50
0

Kukësi ka bërë surprizën e madhe, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës, teksa eliminoi Partizanin pas penalltive. Verilindorët triumfuan 1-0 në kohën e rregullt, duke barazuar avantazhin e Partizanit, që fitoi ndeshjen e parë.

Golin për Kukësin e shënoi Hasaj në minutën e 22-të dhe më pas rezultati nuk ndryshoi për 120 minuta loja, dukë bërë që ndeshja të shkojë te penalltitë.

Nga 11-metërshat, lojtarët e Kukësit ishin më të saktë, duke i shënuar të gjitha gjuajtjet, ndërsa për Partizanin gaboi vetëm Atanaskoski.

Kështu të kuqtë largohen nga Kupa, ndërsa Kukësi “fluturon” në gjysmëfinale, ku tashmë pret të mësojë kundërshtarin.