Ballina Sport Champions League/ Harry Kane dhe Kylian Mbappe heronj, Bayern Munich dhe PSG...

Champions League/ Harry Kane dhe Kylian Mbappe heronj, Bayern Munich dhe PSG në çerekfinale

88
0

Champions League zhvilloi mbrëmjen e kësaj të marte dy ndeshjet e para të kthimit në fazën e 1/8. Bayern Munich dhe PSG sigurojnë dy biletat e para të çerekfinaleve. Gjermanët mposhtën 3-0 Lazion, teksa PSG fitoi 1-2 në Spanjë me Real Sociedad.

Në “Allianz Arena” Bayern Munich dominoi 3-0 Lazion, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Heroi i bavarezëve ishte Harry Kane me dopietë si edhe Muller. Anglezi shënoi në minutën e 38-të, para se Muller të gjente golin e dytë. Sërish Kane në pjesën e dytë tundi rrjetën, duke gjetur golin numër 33 në po kaq ndeshje me Bayern Munich këtë sezon.

Në ‘San Sebastian’, vendasit e Real Sociedad humbën 1-2 me PSG-në. Francezët kalojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 1-4 edhe falë formës së mirë të Mbappe. Sulmuesi shënoi dopietë në minutat 15-të dhe 56-të. Në 34 ndeshjet e këtij sezoni, Mbappe ka shënuar 34 gola. Merino shkurtoi te vendasit në të 89′.

Kështu, Bayer Munich dhe PSG janë skuadrat e para që kalojnë në çerekfinale. Të mërkurë në 21:00 luhen Manchester City – Copenhagen dhe Real Madrid – RB Leipzig.