Ballina Aktualitet Moti i keq/ Përmbytet Lezha, stuhia dëmton linjat elektrike

Moti i keq/ Përmbytet Lezha, stuhia dëmton linjat elektrike

71
0

Reshjet e dendura të shiu të nisura që prej mbrëmjes të së mërkurës, kanë krijuar probleme në Lezhë. Situata më problematike u paraqit në qytet, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujerat dolën në sipërfaqe.

Në bllokun e banimit 11 janari te lagjes “Besëlidhja”, u përmbyten rruge e trotuare, pasi niveli i ujit arriti deri në 30 cm duke bllokuar dhe hyrjet e pallateve. Kjo situatë krijoj vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe qytetareve, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë Lezhë doli më terren ne zhbllokimin e pesetave me qëllim evadimin sa me të shpejtë të ujerave.

Moti i keq me stuhi shiu solli probleme dhe me furnizimin me energjie elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave kane qenë në errësirë gjatë natës, ndërsa po punohet në riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.