Ballina Sport Çudit Mike Tyson, rikthehet në ring

Çudit Mike Tyson, rikthehet në ring

72
0

Mike Tyson rikthehet dhe njëherë në ring, kësaj radhe për t’u ndeshur me Jake Paul, ish-yllin e “YouTube” që po krijon një karrierë në ngritje në boks.

Lajmi është konfirmuar si fillim nga “Netflix”, i cili do ta transmetojë live këtë sfidë më 20 korrik në “AT&T Stadium” të Teksasit.

Ish-kampioni i botës i peshave të rënda, Mike Tyson, do të jetë 58 vjeç kur të vijë dita e ndeshjes, teksa Paul do të jetë 27 vjeç, me një diferencë prej 31 vitesh mes të dy boksierëve.

Komentet nga fansat nuk munguan, me disa prej tyre qe mezi prisnin të shihnin dhe njëherë në ring legjendën Mike Tyson, duke e cilësuar këtë betejë si ndeshjen e shekullit.

“Mike i Hekurt” është ndeshur 58 herë në karrierën e tij, duke fituar 50 sfida (44 prej tyre me “KO”), 6 të humbura dhe 2 herë pa fitues.

Nga ana tjetër “Fëmija Problem” Paul ka zhvilluar 10 ndeshje në karrierën e tij, nga të cilat 9 i ka fituar dhe një e ka humbur.