Ballina Politika “Më shumë se 160 gra të vrara në 14 vitet e fundit...

“Më shumë se 160 gra të vrara në 14 vitet e fundit në Shqipëri”/ Deputetja e PL-së Erisa Xhixho: 8 marsi, ditë proteste dhe reflektimi!

55
0

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, përmes rrjeteve sociale thekson se 8 marsi është ditë proteste dhe reflektimi!

“Më shumë se 160 gra të vrara në 14 vitet e fundit në Shqipëri. Mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtjeje gjatë vitit që lamë pas!
Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe viktima e parë e kësaj dhune është gruaja.

Përmes një postimi në rrjetetet sociale Xhixho thekson se mundësitë për punësim janë më të vogla për gratë sesa për burrat. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2%, ndërsa për burrat ky tregues është 81,7%.

Rritja e kostove të jetesës për shkak të inflacionit ka rënduar më shumë mbi gratë, sidomos për gratë kryefamiljare. Mijëra gra dhe vajza janë detyruar të emigrojnë vitet e fundit në kërkim të shpresës.
Sot nuk është një ditë feste, është një moment reflektimi për mundësitë që duhen shfrytëzuar për t’ua bërë grave jetën më të mirë.

Fuqizimi i rolit të gruas, mbështetja në karrierë, përkrahja ekonomike dhe përfshirja në vendimmarrje janë mekanizmat përmes të cilave do ta bëjmë shoqërinë më të mirë.

Bashkë jemi më të forta, bashkë e bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë”, shprehet Erisa Xhixho.