Ballina Politika Debat i ashpër në studio, Kadilli ia plas në sy deputetit të...

Debat i ashpër në studio, Kadilli ia plas në sy deputetit të ‘Rithemelimit’: Akuzuan njëri-tjetrin për vrasje e vila në Lalëz, tani bashkohen

90
0

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli debatuan në “Studio Live”.

Baçi: Kritikat, këshillat nga larg pa marrë pjesë në aksionin opozitar më duken të pavlefshme. Mendoj se duke qenë brenda mendimet jepen më mirë. Edhe kuptimet bëhen më mirë, kur janë dashamirëse. Parë në këtë këndvështrim asgjë nuk na ndalon të bëhemi bashkë me mendime. Pse ta paragjykojmë këtë lëvizje. Mund të jetë ashtu siç e gjykoni ju për karrierë.

Ama ne e shohim si lëvizje e duhur për të qenë të gjithë bashkë. Dhe e patë në protestën e 20 shkurtit. Tregoi se PD është bashkë. Të heqim dorë nga këto etiketime Rithemelimi, PD zyrtare. Nuk mund ti fuqizoj vula. Vjedhin fonde me ato 2-3 deputetë që ka Lulzim Basha. Fatbardhi ka qenë kritik në kohën e Bashës. Ka qenë kritik publik. Por më duket qëndrimi i një Bashe që loz me vulën apo siglën. Mbështetja ndaj njërit që nuk ka oksigjen.

Kadilli: Flasim për dy realitete, sado të ndryshme unë besoj se janë krijuar me motive politike. Ndryshimi i pozicioneve pa shpjeguar ndryshimin politik, është karrierë është llogari. Nuk shqetësohem nëse PD ndahet apo bashkohet. Shqetësohem nëse disa protagonistë akuzojnë me akuza të rënda njëri-tjetrin. Për vila në Lalëz.