Ballina Aktualitet Shoferit i bie të fikët në timon, aksidentohet autobusi i linjës së...

Shoferit i bie të fikët në timon, aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë

57
0

Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele (10 mars 2024).

Aksidenti ka ndodhur në rugën “Ferid Xhajko” afër 5 Majit, ku autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.

Sipas burimeve, shoferit të autobusit i kanë rënë të fikët, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.

Autobusi është lëvizur nga vendi i ngjarjes.