Ballina Rajoni Grabitën 150 mijë euro në një banesë në Greqi në bashkëpunim me...

Grabitën 150 mijë euro në një banesë në Greqi në bashkëpunim me një 44-vjeçare, policia identifikon shqiptarët dhe bën lajmërimin e rëndësishëm

137
0

Policia greke ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e 150 mijë eurove në një banesë në zonën malore të Pellës.

Mediat greke raportojnë se ka qenë një 44-vjeçare shqiptare e cila ka njoftuar policinë për krimin e bërë nga dy bashkatdhetarët e saj.

Sipas mediave greke ka qenë një shqiptare e identifikuara si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, e cila kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pangacmuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën me përmbajtjen e saj të vlefshme.