Situata detare për shkak të motit të keq vazhdon të krijojë probleme në lundrimin e anijeve.
Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë. Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmë nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Sipas kapitanerisë së Portit të Durrësit moti do të vazhdojë të jetë i tillë deri pasdite kur do të nisë edhe përmirësimi i tij.
Tragetet do të lundrojnë sonte respektivisht nga të dy portet e Adriatikut.