Një person është arrestuar nga efektivët e policisë Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnjë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnjë pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.