Analisti Arben Meçe deklaroi dje në një media se për “21 janarin” përveç Berishës, do të hetohen edhe ish-ministra të tjerë të përfshirë në skenarët e Berishës për të fshehur gjurmët e vrasjeve shtetërore. Meçe theksoi se Basha dhe të tjerë do të jenë pjesë e hetimit të SPAK, pasi çështja i kaloi Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Lartë. “Do ishte absurde që Gjykata e Lartë të ndeshej me vendimin e Strasburgut. Strasburgu e futi në binar drejtësinë shqiptare. Ishte absurde në momentin e parë që SPAK e refuzoi. Të 4 vrasjet dhe plagosjet protokolli tashmë do futen edhe një herë në hetim. Zinxhiri është vetëm një Sali Berisha. Basha ka qenë jashtë skemës ekzekutive. Basha së bashku me një paketë tjetër ministrash, ata të cilët u futën në skenarin që u prodhua stilolaps, puçistët, ngritjen e grupit parlamentar, të gjithë këto u bënë brenda një skenari të poshtër. Ky skenar dështoi falë disa regjistrimeve që dolën se vrasja nuk ishte bërë nga jashtë. Doktorët deklaruan se vrasjet u bënë nga afër. Edhe vetë kryeministri se vrasjet e bënë nga plumbat që nuk i përkasin gardës. Kjo ishte skenari C. Është njerëz që morën pjesë për të ndërtuar këtë skenë qoftë edhe Basha do të jenë pjesë e hetimit. Bashkëpunëtorët janë pjesë e skenarit”, deklaroi Meçe.