Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner, në një deklaratë për mediat, ka komentuar marrëveshjen mes PS-së dhe Rithemelimit për kthimin e Kuvendit në normalitet.
Bergner shprehet se është kënaqësi e madhe për të që të shikojë të tilla zhvillime. Ai tha se kthimi i jetës normale parlamentare në Shqipëri i ndihmon integrimit të vendit në BE.
Ai shtoi se shpreson që bashkëpunimi të vijojë dhe për reformën zgjedhore.
“Është kenaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të parlamentit shqiptar, gjithësesi do të shikojme nesër në rast se realisht do t’i kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje, pa qënë nevoja për t’u bllokuar seanca.
Gjithmonë në këto muajt e fundit kur në parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sisitem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE.
Është kënaësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe për reformën zgjedhore, por edhe në tema të tjera të rëndësishme”, tha ambasadori.
“Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim.
Me lejoni te them se qëllimi im ishte për të parë qytetin e Korçës, kemi patur vërtet një kohë impresionuese, dinamika pozitive, kemi parë sipërmarrje të ndryshme, dixhitializmi, ky është mesazhi që dua të jap, do e mbështesim Korçën në vijim”, tha ambasadori gjerman.