Deputetja demokrate Ina Zhupa tha pasditen e sotme në protestën poshtë banesës së Sali Berishës, se ne jemi përballë një regjimi që i ka zët gazetarët, njerëzit e lirë, kryetarin e opozitës, intelektualët dhe që po bëjnë gjithçka për të grabitur këtë vend.
Zhupa tha se Edi Rama po e trajton Shqipërinë si të ishte çifligu i tij dhe po e ndan vendin për oligarkët.
“Po miraton ligje që nuk i shërbejnë qytetarëve, miratoi ligjin për lojrat e fatit, që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve.
Miraton ligje dhe vendime që i shërbejnë oligarkëve, që i jep 600 hektarë të Parkut të Butrintit që të mbushet me vila për Gjiknurin.
Ligji për zonat e mbrojtura që e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj është një ligj që e kthen Shqipërinë në një kantier ndërtimi”, tha Zhupa.
Deputetja demokrate tha se nuk është sipërmarrës i lirë ai që favorizohet nga Edi Rama, që merr pronat e shqiptarëve.
“Ne e dimë që që Edi Rama vjedh zgjedhjet, që mashtron, ndaj dhe ne nuk e konkurojmë dot me të njëjtin model.
Por ne do ta konkurojmë me njerëz të sinqertë, me dinjitetin e njerëzve të punë, ne do e konkurojmë sepse betejën do e bëjmë mbi idealet e këtij flamuri, që kanë sakrifikuar dhe që ne kemi për detyrë ti ndezim shpresën dhe besimin”, tha Zhupa.