Ballina Europë U gjet i varur në tualetin e zyrës së tij, kush është...

U gjet i varur në tualetin e zyrës së tij, kush është ‘gjigandi’ i naftës që i dha fund jetës në mënyrë tragjike

81
0

Gjigandi rus i naftës Lukoil ka njoftuar vdekjen e zëvendës presidentit të tij Vitaly Robertus.

Në një deklaratë, kompania njofton se Robertus vdiq “papritmas” në moshën 54-vjeçare.

Manjati rus u gjet i varur në tualetin e zyrës së tij në gjigantin e energjisë Lukoil të lidhur me Kremlinin, raportuan sot mediat, lidhur me vdekjen e zbuluar të mërkurën.

Robertus kishte qenë në Lukoil për më shumë se 30 vjet dhe është i fundit i një serie drejtuesish të lartë të naftës dhe gazit të cilët vdesin në rrethana të papritura.

Në tetor, Lukoil tha se kryetari i Bordit të Drejtorëve Vladimir Nekrasov kishte vdekur nga problemet me zemrën në moshën 66-vjeçare.