Ballina Opinion Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, “të...

Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, “të dyta” e të “treta”

91
0

Nga Skender Kapiti 

E keqja e madhe në Shqipëri erdhi pasi Lufta Antifashiste u komunistifikua, dhe kur Enver Hoxha dhe komunistët e përdoren luftën patriotike çlirimtare për interesa të revolucionit socialist dhe të instalimit të diktaturës komuniste. Lufta e klasave që ka bërë Partia Komuniste gjatë 50 viteve ka qenë e egër edhe karshi komunistëve patriotë e të ndershëm që kishin të parin atdheun dhe jo ideologjinë komuniste të cilët Partia Komuniste Shqiptare i shpallte armiq të dyfishtë: edhe të Partisë, edhe të popullit. Por edhe demokracia në Shqipëri është aplikuar tërësisht sipas Platformës Katovica, Platformë e cila i dha demokracisë shqiptare jo vetëm formën por edhe organizimin dhe funksionimin e një pluralizmi krejtësisht majtist apo më saktë një pluralizëm komunist të moderuar, ku e djathta si pasojë e kësaj pothuajse është asgjësuar. Partia Demokratike e cila mori dhe përvetësoi atributet si Parti e Djathtë ajo ka zhgënjyer dhe vetëm sa të djathtën e ka përdorur për interesa pushteti. Nëse PD pretendon sot se do jetë Parti e djathtë reale dhe që është për dekomunistifikim, për ndarje nga e shkuara e tranzicioni, për Vetting politik dhe për antikorrupsion e proamerikanizëm real ajo duhet të ndryshojë realisht qasjen dhe busullën politike, pasi PD-ne që në krijimin e saj e kapën komunistët e zellshëm dhe ish-sigurimsat e shtetit ashtu si të gjithë pluralizmin partizan në Shqipëri. Partia Demokratike që të mbijetojë ajo duhet të reformohet thellësisht si alternativë e vërtetë dhe reale ajo duhet të shpronësohet nga pengmarrësit e saj. Lidershipi i saj që të jetë e të bëhet i besueshëm duhet për lider të që të ketë një individ i cili nuk është i konsumuar politikisht e publikisht dhe që nuk ka faje, shtrëngesa dhe as ngarkesa të së shkuarës komuniste dhe as ortakëri e as pjesë e qeverisjes në vitin 2013 e cila u ndëshkua ashpër politikisht në zgjedhjet e atij viti. Shqipëria në të dy rastet si në komunizëm ashtu edhe pas tij zhvilloi reforma ekstremisht të thella. Komunizmi bëri shtetëzimin ekstrem, gjithçka u shtetëzua madje u “shtetëzuan”e pronësuan politikisht edhe liritë e të drejtat e njeriut. Ndërsa paskomunizmi kaloi në ekstremin tjetër, gjithçka u privatizua. Dhe privatizimi ishte korruptiv, rrënimtar e shkatërrimtar i asaj çfarë kishte krijuar komunizmi me djersën e punën skllavëruese të shqiptarëve. Toka u nda dhe u parcelizua, u shkatërruan fabrika, ndërmarrje, veprat e mëdha industriale, pyje,miniera, puse nafte, ujëmbledhës e gjithçka sipas parimit “shkatërro e grabit troje”. Aq traumatik ishte komunizmi dhe është ky tranzicioni i pas tij sa që Shqipërisë edhe sot në vitin 2024 i duhen edhe 70 vite që të arrijë standardet e sotme të Bashkimit Europian. Politikën, demokracinë, drejtësinë dhe sistemin në Shqipëri si në diktaturë ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion akoma e drejtojnë komunistët e orëve “të para”, “të dyta” e “të treta”, ku komunistët e orëve të para janë ata të viteve 1941-45, ish-dyqind petritat që ua hëngri kokën diktatori, janë komunistët që luftën çlirimtare e shfrytëzuan në shërbim të revolucionit komunist për vendosjen e diktaturës komuniste dhe që sot kanë mbetur pak dhe duken me 29 Nëntor të çdo viti me fotografi të diktatorit e me parulla komuniste. Këta kanë mbetur pak. Edhe ata të cilët ishin partizanë të vërtetë e patriot dhe komunistë por me shpirt të pastër shqiptari dhe të ndershëm Partia Komuniste gjatë revolucionit edhe ata i përjashtoi, i vrau, i burgosi dhe i persekutoi si tradhtarë të Partisë dhe si diviatorë nga vija e marksizëm-leninizmit. Komunistët e orëve “të dyta” janë komunistët që lindën, u rritën dhe u brumosën si komunistë të devotshëm në luftë për çështjen e Partisë dhe të komunizmit dhe në betejën revolucionare të fitoreve kundër traditave kombëtare, kundër fesë dhe kundër lirisë e demokracisë perëndimore. Dhe këta komunistët e orëve “të dyta” u konvertuan në vitin 1990 në socialistë e demokratë dhe kapën demokracinë dhe sistemin pluralist. Komunistët e orëve “të dyta”, pra të kohës së dytë janë socialistët ish-komunistë të moderuar të Partisë Socialiste dhe ish-komunistët e tjerë të konvertuar në demokratë pas viteve 1990. Komunistët e orëve të dyta janë edhe ata gjyqtarë, intelektualë, artistë, letrarë dhe akademikë e ish-spiunë të sigurimit të shtetit që i kishin shërbyer me devotshmëri regjimit komunist. Ndërsa komunistët e orëve “të treta”, të kohës së tretë, janë produkti i formësimit ideologjiko-politik komunist i njeriut dhe brezit me botëkuptim të ri, edukuar me brum marksisto-komunist. Këta të tretët janë ish-komunistët dhe ish-kandidatët për komunist të kohës së fundit të regjimit diktatorial si dhe shkollarët e të diplomuarit nga familjet besnike të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe me biografi të mirë komuniste, dhe madje si servilë të komunizmit ishin edhe të shkolluarit dhe ish-spiunët edhe prej atyre që kishin mohuar të afërmit e tyre të dënuar për politikë. Këta të tretët, por sidomos pinjollët me nipa e mbesa të ish-nomenklaturës së diktaturës dominojnë dhe gjenden kudo edhe sot gjatë këtij tranzicioni në politikë, në parlament, qeveri, diplomaci, drejtësi, media dhe administratë. Këto tre breza komunistësh fanatik, të moderuar dhe pseudodemokratësh e pseudoeuroatlantikesh, prej tyre është kapur, administruar e qeverisur politika,demokracia, shteti dhe tërë sistemi politik, demokratik, shoqëror, ekonomik e mediatik në Shqipëri. Metamorfoza politike pluraliste e paskomunizmit ishte shumë vigjilente për të mos lejuar angazhimin në politikë të shtresës të disidencës së vërtetë antikomuniste, nacionalizmit dhe të së djathtës. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria është sot këtu dhe kështu si është, një Shqipëri me një sistem hibrid demokratiko-komunist, të kriminalizuar dhe të superkorruptuar, e zhytur në korrupsion e padrejtësi, varfëri e papunësi dhe në krim e eksod. Kjo është edhe arsyeja se pse pas vetëqenies së komunizmit nuk u ndëshkuan krimet e komunizmit, pse nuk u krye dekomunistifikimin, pse nuk u miratua Ligji i Lustracionit dhe as Veting-u në politikë.