Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, mjeti me shpejtësi të lartë përfundon...

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, mjeti me shpejtësi të lartë përfundon në pikën e Karburantit! Shpëton shoferi

78
0

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.