Erlind Sulo është emëruar në krye Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare, duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho. Ndërkohë ky i fundit është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare duke zëvendësuar në këtë detyrë Gentjan Likon, mëson gazeta “SOT”. Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Ergys Verdho e mori drejtimin e KESH në qershor të vitit 2021, pasi u largua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga ana tjetër, Ermal Pacaj emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Pacaj mbante pozicionin e Zëvendëskryetarit të Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh