Ballina Rajoni BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, tema...

BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, tema fokus do të jetë për dinarin

67
0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më 19 mars në Bruksel të vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj në takim do të diskutohen edhe tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Për të martën, Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët që në Bruksel të vazhdojnë diskutimet, fillimisht për të vazhduar bisedimet që nisën disa javë më parë për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, dhe do të ketë edhe tema të tjera për tu diskutuar me kryenegociatorët, që janë më të ngutshme në kuadër të dialogut”, ka thënë Stano.

Stano tutje ka thënë se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një prej çështjeve më urgjente dhe se aspekte individuale të kësaj teme do të preken nga palët dhe ndërmjetësi në këtë takim.

“Ky do të jetë takim në nivel të kryenegociatorëve. Siç e kemi thënë pas takimit të parë që u thirr për çështjen e rregullores së BQK-së, diskutime të mëtejme janë të nevojshme. Ishte një takim i mirë, në të cilin palët dërguan këdo që ata e konsideruan si më të përshtatshmin për të disktuuar për pasojat e menjëhershme të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Pra, takimi zgjidhi disa çështje, preku disa të tjera dhe la disa që duhet diskutuar, pra kjo është radhitja. Kjo është vazhdimësi, vetëm se këtë herë në nivel të kryenegociatorëve nga dy palët. Nuk do të komentoj deklaratat e qeverisë së Kosovës për këtë dhe pjesëmarrjen në rundin e kaluar. Ishim shumë të qartë, se kemi ftuar të dy palët dhe ua lam atyre që të dërgojën këdo për tu marrë me këtë çështje që erdhi si rezultat i mungesës së koordinimit dhe njëanshmërisë, që krijoi probleme në dialog. Por e mira është që filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut, kshtu që kjo do të jetë një prej çështjeve në agjendë të marten e ardhshme. Dhe sigurisht, implementimi i plotë i të ashtuquajturës Marrëveshja e Ohrit, është një prej çështjeve më urgjente, dhe sigurisht aspekte individuale të kësaj teme do të preken nga palët dhe ndërmjetësi”, ka vijuar ai.