Ballina Aktualitet “Ministrja Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen”, flet inxhinieri që denoncoi...

“Ministrja Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen”, flet inxhinieri që denoncoi ministren Balluku në SPAK për aksin rrugor Korçë-Ersekë: Nuk mban dot veten…

83
0

Inxhinieri Romeo Nazarko, i cili denoncoi në Prokurorinë e Posaçme rrugën Korçë-Ersekë, është shprehur se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen pas shembjes së aksit.

Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.

“U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka.

Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme.

Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai.