Ballina Aktualitet Vrasja e Gentjan Bejtjas, shoqërohet sërish në polici Valter Bami

Vrasja e Gentjan Bejtjas, shoqërohet sërish në polici Valter Bami

96
0

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, policia mësohet se ka shoqëruar Valter Bamin.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, kur u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Bami qëndroi në burg për 6 muaj, pasi u arrestua si i dyshuar në atentatin e 4 Korrikut 2023, po ndaj Gentjan Bejtjas.

Ish-mik me këtë të fundit, pavarësisht dyshimeve të hetuesve, ndaj Bamit u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje.

42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua këtë të premte në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.

Të paktën 3 persona dyshohet se morën pjesë në këtë ngjarje kriminale. Pak kohë pas vrasjes autoritetet policore gjetën të djegur një makinë, brenda së cilës u zbuluan 4 kallashnikovë, që dyshohet se u përkisnin autorëve.

Gentjan Bejtja i kishte shpëtuar 3 atentateve në të shkuarën. Më i rëndi ishte ai i Korrikut që lamë pas, e që iu bë po në banesë. Nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë kunati i tij 29-vjeçar dhe u plagosur dy djemtë e mitur të Bejtjas.