Ballina Aktualitet “Dumani është i vetëm në këtë luftë”, juristja Gjikondi bën deklaratën e...

“Dumani është i vetëm në këtë luftë”, juristja Gjikondi bën deklaratën e fortë: Kemi banda të së majtës dhe së djathtës

87
0

Për juristen Brizida Gjikondi opozita e vetme aktualisht në Shqipëri është SPAK-u. “Nuk ka asnjë opozitë apo asnjë strukturë në Shqipëri që të përfaqësojë interesat e shqiptarëve sa është SPAK-u” tha ajo në një emision televiziv.

Për zonjën Gjikondi kryetari i SPAK a qenë shumë i qartë, kur ka thënë se ka patur brenda një dite aq kallzime sa nuk ka patur për tre vjet.

Ajo tha se kallzimi zotit Dumani vjen për shkak të presionit politikës dhe jo se krimi i organizuar mbron veten. Kemi banda të së majtës dhe së djathtës, tha zonja Gjikondi. Nga deklaratat e zoti Dumani ajo veçoi mungesën e deklaratave për tatimet dhe doganat.

Juristja Brizida Gjikondi shprehu keqardhjen e që kryeministri Rama në këtë situatë nuk ka mbajtur asnjë fjalim kundra korrupsionit.

“Prandaj zoti Dumani është i vetëm në këtë luftë” këmbënguli ajo.