Ballina Politika “Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama pas mbledhjes në...

“Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama pas mbledhjes në seli: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë

51
0

Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët.

Ai tha se objektivi i PS është ta çojë Shqipërinë drejt BE, pa kthim pas. Po ashtu u ndal edhe te projekti turistik për ishullin e Sazanit.

“Forca e vetme që ka aftësi dhe përgjegjësi për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe paraardhës të mitë, nuk është bërë realitet”, tha Rama.