Ballina Politika Politikani grek pas takimit në burg me Belerin: Shqipëria s’ka shanse t’i...

Politikani grek pas takimit në burg me Belerin: Shqipëria s’ka shanse t’i bashkohet BE-së!

169
0

Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos pasi vizitoi Fredi Belerin në burg, deklaron se Shqipëri nuk ekzistojnë rregullat ligjore.

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri dhe do të doja të bëja këtë deklaratë tani, si ekspert ligjor, si avokat dhe si politikan. Dua të nënvizoj se në këtë vend, në Shqipëri, rregullat ligjore nuk ekzistojë.

Referuar rastit të Belerit, dua të them se nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet BE-së”, deklaroi ai.