Ballina Politika “Edi Rama duhet të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht”, deputeti i PD...

“Edi Rama duhet të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht”, deputeti i PD tregon “kërcënimin” e Athinës: Janë shumë rreth 1 milionë shqiptarë që…

80
0

Deputeti i Partisë Demokratike (mbështetës i Rithemelimit), Luan Baçi, është shprehur se Greqia sa herë që ka përplasje diplomatike me Shqipërinë, përdor emigrantët shqiptarë që ka atje.

Komentet Baçi i bëri në një emision televiziv, ku tha se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash, nuk duhet marrë kaq lehtë.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama duhet të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht në gjyqësorin shqiptar, pasi sipas tij, Beleri është një i dënuar politik i kryeministrit Edi Rama.

“E ka çuar çështjen Beleri në instancat më të larta në BE, në KE, janë bërë rezoluta, ka ardhur kryeministri i Greqisë, erdhi një kryetar partie. Madje e gjithë politika greke në këtë rast është e bashkuar, opozitë dhe mazhorancë aty.

Herë pas here, Athina Zyrtare sa herë ka pasur ndonjë përplasje diplomatike me Shqipërinë, gjithmonë pika e dobët, thembra e Akilit, janë emigrantët shqiptarë në Greqi.

Janë shumë rreth 1 milionë shqiptarë. Kjo të bën që të themi shpesh herë në analizat që bëjmë të themi se ndoshta kjo mos është një sinjal i dukshëm që kujdes ju me Belerin tonë aty se ne kemi shumë nga këta tuajët këtu dhe një problem të vogël menjëherë e nxjerrim për t’i penalizuar.

Pra nuk duhet parë kaq lehtë kjo punë dhe kjo është një thirrje për kryeministrin që të ketë kujdes kur ndërhyn padrejtësisht te gjyqësori si në rastin e Belerit. Beleri është një i dënuar politik i kryeministrit Edi Rama”, tha Baçi.