Ballina Kosovë Deda: Kemi filluar të bëhemi kopje më e ulët e shovinizmit serb

Deda: Kemi filluar të bëhemi kopje më e ulët e shovinizmit serb

84
0

Analisti politik, Ilir Deda, ka kritikuar partitë opozitare të cilat, sipas tij, nuk janë treguar të sinqertë para votuesve të vetë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit.

Ai tha se ato parti kanë përgjegjësi për çka ka ndodhur në Kosovë viteve të fundit.

Ai tha se në këtë mënyrë, partitë opozitare vetëm po e legjitimojnë përkrahjen masive që e ka LVV-ja “e cila nuk ka rezultat qeverisës”.

“Mund të thoni se ka këtu apo aty, por ky nuk është rezultat qeverisës pas tre vjetësh. Përpos frymës shoviniste që e ka kapluar krejt Kosovën. Kjo është rezultat i katër vjetëve të fundit. Ne kemi fillu të dukemi si kopje e shovinizmit më të ulët serb. Kështu po duket Kosova sot. Nuk po e shoh në politikën e Kosovës që dikush po përballet me këto punë. Krejt po duan të fitojnë në sentimentin më të ulët që kopje e dikujt tjetër dhe nuk është as e jotja”, deklaroi Deda.

Ndër të tjera, ai dha vlerësim pozitiv për vendim rreth pronës së Manastirit të Deçanit, por tha se të nesërmen ndodhi shkelja e ligjit për gjuhët në veri me vendosjen e tabelave për rrugë.