Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.
Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.
Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.
Të dielën në Turqi zhvillohet zgjedhjet vendore. Vota pritet të jetë një tregues i mbështetjes, ose mungesës së saj, për Presidentit Rexhep Taip Erdogan....