Ballina Kosovë Amaneti i ish-ambasadorit amerikan: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë

Amaneti i ish-ambasadorit amerikan: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë

77
0

Dje në Kosovë u shënua 25 vjetor i masakrës së Reçakut ku i pranishëm për përkujtim ishte edhe figura kyçe e raportimit në botë për gjenocidin që po kryhej ndaj shqiptarëve të Kosovës, ish-ambasadori amerikan William Walker.

Ëalker ka thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale. Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave.

Walker shprehu dëshirën se kur të vdes do që të varroset në Kosovë.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë më vetë se dua të varrosem këtu”, tha Walker në “Kanal 10”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu