Ballina Politika Urgjenca e QSUT prej 11 shkurtit jashtë funksioni pas zjarrit, deputetja denoncon...

Urgjenca e QSUT prej 11 shkurtit jashtë funksioni pas zjarrit, deputetja denoncon skandalin: Çdo gjë e djegur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, po rrezikohet jeta e qyetarëve

67
0

Prej zjarrit të 11 shkurtit Urgjenca e QSUT-së është jashtë funksionit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet të zbulojë shkakun dhe përgjegjësit. Nga Kuvendi, deputetja Albana Vokshi tha se po rrezikohet jeta e qytetarëve në nevojë të cilëve i vonohet shërbimi në 2 urgjencat e tjera, të Traumës dhe Sanatoriumit, të mbytura nga fluksi i pacientëve pas zjarrit në QSUT.