Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe kushtet që Kosova duhet të plotësojë përpara se kërkesa e Kosovës të vihet në votim në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Ai ka thënë se implementimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ka qenë një vendim që ka shënuar progres dhe që SHBA publikisht e ka mirëpritur.
“Përmbushja e vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë, dhe ne në mënyrë publike kemi mirëpritur hapat që qeveria ka ndërmarrë”, ka thënë O’Brien.
Ai tutje ka thënë se Raportuesja për Kosovën në Këshill të Evropës e ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të shënoj progres sa i përket themelimit të Asociacionit, para se çështja e Kosovës të vihet në votim në Këshill të Ministrave.
“Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja ka thënë se Kosova duhet të jetë në gjendje që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës”, ka thënë O’Brien.
“Raportuesja e ka bere te qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai.