Ballina Sport Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë, mbrojtësi i Manchester Utd këtu e...

Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë, mbrojtësi i Manchester Utd këtu e ka mendjen

67
0

Viktor Lindelof është një nga emrat më të famshëm aktualisht në radhët e kombëtares së Suedisë.

Mbrojtësi i Manchester Utd është një shtyllë e kombëtares dhe trajneri Jon Dahl Tomason mendon se mund ta ndihmojë që të sigurojnë në të ardhmen rezultate të rëndësishme.

Por me sa duket, Lindelof që tani po mendon për karrierën pas futbollit të luajtur.

Ndaj ai ka filluar një kurs për trajner të UEFA-s në Angli, bashkë me futbollistë të tjerë të Manchester Utd, siç zbuloi sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, duke folur për këtë temë më shumë se për sfidën në vetvete.

“Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Është më mirë të jesh i përgatitur që tani, në rast se del diçka në momentin kur ndalesh”, shpjegoi Lindelof, i cili bëri të qartë se që tani, po merrte Licencën A të UEFA-s.