Ballina Aktualitet “Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale”, ministri Balla: 15 të...

“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale”, ministri Balla: 15 të arrestuar ose të proceduar në 24 orë

68
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë.

Më tej ai shkruan se falë operacioneve kombëtare “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” gjatë 24 orëve janë arrestuar ose proceduar 15 shtetas në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë. Falë operacioneve kombëtare “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI” gjatë 24 orëve të fundit janë 15 shtetas të arrestuar/të proceduar në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu